Mësoni si t’i hiqni njollat e djersës nga dysheku

Një dyshek luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë, duke na mbajtur neve të shëndetshme. Por njerëzit zakonisht nuk dinë ta pastrojnë atë siç duhet.

Nëse dëshironi të pastroni vendin ku flini nga mikrobet, papastërtitë, por edhe nga gjurmët që lëmë kur djersitemi ndiqni këshillat më poshtë:

Çfarë ju nevojitet:
Detergjent rrobash pluhur

Ujë të ngrohtë

Udhëzime:

Përzieni 1/2 lugë gjelle detergjent pluhur me 250 ml ujë të ngrohtë. Shtoni përzierjen në një shishe spërkatëse dhe spërkateni mbi dyshek.

E lini 10 minuta dhe më pas e fërkoni lehtë me ndihmën e një furçeje.