Messenger-i me një përditësim që do i gëzojë të gjithë

Facebook thuhet se po teston një përditësim për Messenger që do t’i lejojë miqtë të shikojnë një video të sinkronizuar së bashku në një grup chat.
Ky tipar, i emërtuar si “Watch Videos Together”, do t’i lejonte njerëzit “të bisedonin për të njëjtat video në të njëjtën kohë”, sipas fotografive të kodit të postuar në Twitter të premten nga Ananay Arora.

“Gjithkush në këtë bisedë mund të kontrollojë videon dhe të shohë se kush është duke e shikuar”, tregon kodi.

Një përfaqësues i Facebook tha për CNET se kompania “gjithmonë teston karakteristika të reja në Messenger”, dhe nuk ka asgjë tjetër për të ndarë për tani. Një përfaqësues gjithashtu i tha TechCrunch se është vetëm një “test i brendshëm”.