Messi: Kur i kam humbur këto tri ndeshje kam qarë si fëmijë

Ylli i Argjentinës e di se presioni është në anën e tij që më në fund të dalë fitimtar në Kupën e Botës.Asi i kombëtares së Argjentinës Lionel Messi tha se Kupa e Botës në Rusi është shansi i fundit për grupin aktual të kombëtares për të fituar një Kupë Botërore.Ikona e futbollit ka fituar të gjitha titujt e mundshëm me Barcelonën, por në kombëtare nuk e ka pasur të njëjtin sukses, shkruan Gazeta Blic

Messi dhe Argjentina kanë pësuar humbje në tri finale. Në Kupën Botës 2014 nga Gjermania dhe edicionet 2015 dhe 2016 të Copa America përballë Kilit.“Kam qarë shumë herë për ato humbje në finale tha Messi për programin televiziv argjentinas “La Cornisa”.Messin 30-vjeçar, e kupton se koha po kalon dhe shanset e tij dhe të shokëve të tij të ekipit për të arritur diçka të veçantë së bashku do të jetë mundësia e fundit Russia.“Unë dua t’u them njerëzve se unë shpresoj se kjo do të jetë një Kupë e madhe botërore për ne, që dëshira ime është e njëjtë me të gjithë ju dhe se ne mund të arrijmë diçka të ngjashme me 2014, e cila ishte një eksperiencë e paharrueshme por kësaj radhe shpresojmë ta marrim kupën” tha pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.Argjentina në Kupën e Botës në Rusi është në grup me Islandën, Kroacinë dhe NigerinëKampionati botëror fillon në qershor./Gazeta Blic