Meta takim me Erdogan: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë veçanërisht në lu.ftën kundër te.rr.oriz.mit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe” u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë këtij takimi dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.