Meta: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një postimi ka përgëzuar miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

StictyBanner mes postimeve mobil
Kreu i shtetit ka shtuar se ky i sotmi është një akt shumë i rëndësishëm historik dhe me rëndësi madhore për integrimin e Maqedonisë në Europë.

“Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!”, shkruan Meta.