Mevlyde Saraçi: Do ta padisë Flora Brovinën

Ish-deputetja e LDK-së Mevlyde Saraçi para mediave ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë fotografinë të cilën dje e ka bërë publike deputetja e PDK-së Flora Brovina. Saraçi ka thënë se të hënën do të paraqitet në polici për të dhënë deklaratë derisa do të padisë deputeten e PDK-së raporton Gazeta Express

“Kam qenë anëtare e komisionit për çështje sociale dhe persona të pagjetur kam punuar në këtë komision për plot tre vite sa kam qenë deputete dhe puna jonë ka qenë publike. Në asnjë rast në asnjë vend unë nuk kam përdorë zarfe aq më pak gjatë gjithë jetës time nuk jam marrë me filma po*rnografik dhe unë ndihem shumë e turpëruar për përmendjen e emrit tim ndoshta ka qenë nxitim i zonjës Brovina”, shtoi ajo.

Ajo kundërshton deklaratën e deputetes së PDK-së, që u deklarua se Saraçi e kishte njoftuar për fotografinë.

“Në asnjë moment nuk e pranoj nuk e pranoj përcjellën e pafajësisë si fajsi që unë të hënën të paraqitem në polici për një fotografi që nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë nëse do ta kisha këtë foto unë do ta dërgoja menjëherë në prokurori”, shton ajo.

Tutje ish-deputetja tha se nuk e ka parë kurrë fotografinë dhe se ju kërkon të gjitha vik*timave të lu*ftës falje për atë se çka ka ndodhur. Duke folur për Brovinën ajo shtoi se ka dhënë dy intervista kontradiktore.

Saraçi tha se do ta padisë për shpifje deputeten e PDK-së, derisa të hënën do të deklarojë për rastin në polici.

“Unë jam e detyruar siç ka vepruar ajo përmes organeve të drejtësisë që t’I tregoj opinionit që emri im është keqpërdorur nuk e di pse emri im është potencuar pa të drejtë në këtë moment jam detyruar që të ndërmarrë hapat e para punës do të deklarojë në polici.

Do ta padisë për shpifje ka bërë një gabim të madh nuk ka pasur nevojë të potencojë emra”, përfundoi ish-deputetja.

Ajo tha se ka marrë ftesë nga policia rrugës derisa po paraqitej para mediave, e të hënën tha se do të paraqitet në polici.