Mexhiti: 25 mijë vota të Rekës, i përkasin BDI-së

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, tha në emisionin “Rruga drejt” se nga 80 mijë vota që mori në total kandidati për President i opozitës shqiptare në të vërtet janë votat e BDI-së, që në raundin e dytë këto vota do të shkojnë për kandidatin e tyre, Stevo Pendarovski.

Rezultati total, edhe në këto 80 mijë vota, të Blerim Rekës, ka dikund 5 mijë vota të maqedonasve, ka dikund 25 mijë vota të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ju nuk mund të thirrni në votat e Rekës. Keni vota edhe nga anëtarët e LSDM-së që janë në Haraçinë që në raundin e parë kanë votuar për Rekën dhe në raundin e Dytë ato vota do rikthehen aty ku duhen, te zoti Pendarovski. Kështu që nuk mund t’i përzieni zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale- tha Izet Mexhiti.