Mickoski pas takimit me Zaevin: Qëndrimi jonë nuk ndryshon

Pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka thënë se mendimi i tij dhe i partisë lidhur me marrëveshjen me Greqinë, jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por edhe më shumë është forcuar.

Ai ka thënë se ka marrë marrëveshjen nga kryeministri dhe se ne periudhën që vijon pret konsultim më të gjerë, transmeton Medial.mk. Ai ka thënë se në procesin e konsultimit duhet të marrin pjesë edhe dy bashkësitë më të mëdha fetare në vend si dhe ASHAM-i.

Mickoski ka thënë se kjo marrëveshje është kapitullim për Maqedoninë.

/Medial.mk/

Loading...