Mickovski: Erdhi koha kur një profesoreshë si Siljanovska do ta mbrojë drejtësinë dhe interesat shtetërore

Maqedonia është në udhëkryq të madh dhe besoj fuqishëm se do të zgjidhet rruga e vërtetë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e Unionit të grave të kësaj partie.

“Maqedonisë i duhet presidente. Erdhi koha kur një profesoreshë e fortë si profesoresha Siljanovska do ta mbrojë drejtësinë dhe interesat shtetërore. Presidentja do ta vë ligjin dhe drejtësinë, që do të luftojë për ligje sipas Kushtetutës, që do të ndërtojë diplomaci të bazuar në kompetenca. Kryetarja do të jetë ekuilibër mes pushteteve, do të luftojë për çështjet ekologjike.Do të punojë për të shfuqizuar privilegjet e pushtetit, presidente që do të jetë zëri juaj në politikë”, tha Mickoski.

Qëllimi i VMRO-DPMNE-së, thotë kreu i kësaj partie, është fitorja në zgjedhjet presidenciale.

“Fitore e drejtësisë me çdo kusht, fitore pavarësisht nga tmerri. Fitore pa dallim se sa e vështirë do të jetë, sepse pa fitore nuk ka mbijetesë. Sot shkojmë për fitore, do të fitojmë fuqishëm dhe bindshëm”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.