Mijallkov kërkon të jetë i lirë: PSP-ja është vonuar 25 ditë

Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin “Tortura” për arrestimin çnjerëzor të Ljube Boshkovskit kërkoi që aktakuza për rastin të hidhet poshtë për shkak se PSP-ja është vonuar 25 ditë dhe nuk ka rrespektuar afatin për të njejtën.

Avokatët e të akuzuarve, Mijallkov dhe 6 anëtarët e njësitit Allfa u thirrën në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme në të cilën thuhet se çdo hetim dhe akuzë e hapur nga PSP-ja pas 30 qershorit të vitit 2017 është e pavlefshme dhe në kundërshtim me afatin prej 18 muajve.

Gjykata me automatizëm e refuzoi kërkesën e avokatëve dhe të akuzuarve sepse ky lloj i ankesës do të duhej të paraqitej atëherë kur Penalja ka vlerësuar bazën e akuzës.