Mijallkovi dhe Jankullovska edhe sot në gjykatë

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së, “Target-Fortesa” dhe Dhunë në Qendër”. Në lëndën “Target – Fortesa”, që ka të bëjë me përgjikimn e paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjes nga përgjimi, janë të akuzuar ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski,

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të viti 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë. Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatje së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në Gjykatë duhet të mbahet seancë për procedurën e ndarë për lëndën “Dhunë në Qendër” Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në vitin 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht.

Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe 12 persona, mes tyre ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Të akuzuarit në lëndën “Dhunë në Qendër” ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Loading...