Milani në gjah pas Edon Zhegrovës

Sipas “Sportmediaset”, skuadra e Milanit është vënë në “gjah” pas yllit të Kosovës, Edon Zhegrovës. Sulmuesi 20 vjeçar është vënë në redarin e skautëve të skuadrës italiane, që kanë marë pëlqimin edhe të Leonardos dhe Maldinit. Zhegrova aktivizohet të Genku në Belgjikë, I cili për një shumë të vogël e bleu kartonin e kosovarit nga Sent Triuden, ndërsa tani kërkon së paku 4-5 milion euro, në emër të dëmshpërblimit. Një shifër e konsiderueshme për një 20 vjeçar, por që megjithatë te Milani shihet si investim.