Ministrat dhe funksionarët e BDI-së, nesër në raport te Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për mbrëmjen e së pretesë ka caktuar mbledhjen e kryesisë partiake me përbërje të zgjeruar, mëson Zhurnal nga burime partiake.

Siç meson Zhurnal, përveç anëtarëve të kryesisë, kryetarëve të degëve të BDI-së në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrant dhe funksionarët tjërë të BDI-së të cilët duhet të injformojnë kryesin partiake dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për ecurin e punëve dhe realizimin e programës partiake gjatë kësaj periudhe sa është BDI në bashkë qeverisje me LSDM-në.

Në mbledhjen e kryesisë partiake po ashtu do të bisedohet edhe për ndodhit e fundit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe miratimin e ligjit të gjuhëve.

Zhurnal, po ashtu mëson se në mbledhjen e kryesisë së integristëve do të kërkohet edhe përgjegjësi nga funksionarët të cilët nuk kanë qenë në kryerje të detyrës dhe nuk i kanë përmbushur pritshëmrit partiake./ Zhurnal.Mk