Ministri Ademi komenton dënimin e shkollës për organizimin e iftarit

Ministri i ri i Arsimit, Arbër Ademi, ka komentuar sot vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për të dënuar një shkollë fillore për shkak të lejimit të hapësirës për organizimin e një iftari.

Ministri i ri i Arsimit, Arbër Ademi, ka komentuar sot vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për të dënuar një shkollë fillore për shkak të lejimit të hapësirës për organizimin e një iftari.

Ai tha se kanë marrë informacionet e para për këtë çështje. “E dimë dhe jemi të informuar se janë ndërmarrë masa. Inspektorati Shtetëror i Arsimit është organ operativ, për dallim mga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka për obligim të veproj dhe ta mbikëqyr situatën gjithkund ku vlerëson se është bërë ndonjë shkelje”, deklaroi Ademi.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka dënuar Shkollën Fillore “Kërste Petkov Misirkov”, në Radovish, me 1600 euro, kurse drejtoresha Ollgica Stojanova u dënua me 1120 euro./SHENJA

Loading...