Ministri Ademi letër shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor: Qoftë një vit i mbarë dhe me sukses!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i ka dërguar një letër drejtorive, punonjësve dhe nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, përmes të cilës uron fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020.>

Ai përmes kësaj letre uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm, duke anashkaluar grevën e paralajmëruar në arsim. Por nga ana tjetër, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) nuk ka hequr dorë nga greva paralajmëruese, e cila do të mbahet nesër, me kërkesën për rritjen e rrogave për 25 për qind.

Megjithatë Ministria e arsimit nuk ka pranuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se nuk ka kushte dhe se këto çështje do të negociohen:

Ja letra e plotë e ministrit Ademi: