Ministri Ademi me porosi për nxënësit: E ardhmja i takon arsimit profesional

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Lideri i drejtimit” nga garat e organizuara mes nxënësve të shkollave te mesme profesionale.

Këtë vit sikurse tha ministri për herë të pestë radhazi i ndajmë çmimet në kuadër të garave “Lider i profesionit”. Bëhet fjala për garë e cila nga viti në vit bëhet gjithmonë më interesante dhe më tërheqëse për nxënësit e shkollave të mesme profesionale në vend ku ata paraqesin njohuritë e fituara gjatë procesit arsimor në kuadër të profesionit që kanë vendosur të mësojnë. “Fituesit e sivjetshëm janë më të mirët midis 147 nxënësve të paraqitur nga 23 profile të 9 drejtimeve profesionale”. Kjo garë plotësoi ministri është edhe një tregues se vendi ka me te vërtetë shumë nxënës të talentuar.

“Këta janë nxënësit që do të krijojnë ndryshimet e ardhshme në shoqëri dhe do t’i lëvizin përpara proceset ekonomike-shoqërore. Këta janë nxënës të shkollave të mesme profesionale që do të kisha thënë me vet përzgjedhjen e këtij lloji të arsimit e kanë trasuar rrugën drejt prosperitetit shoqëror dhe për t’u inkuadruar me sukses në shoqëri” deklaroi ministri Ademi. Prandaj siç tha ai këshilla dhe mesazhi drejtuar të gjithë nxënësit e ardhshëm është që të mendojnë mirë se ku do të vazhdojnë arsimimin e tyre dhe t’i japin përparësi arsimit profesional.

“Në fakt e ardhmja i takon arsimit profesional!” shtoi Ademi.

Përzgjedhja e nxënësit më të mirë është kryer sipas suksesit të arritur pas aktiviteteve të realizuara në kuadër të garave “Lider i drejtimit” përmes të cilave (aktivitete) tregohen dëshmohen vlerësohen dhe rangohen njohuritë shkathtësitë aftësitë dhe kompetencat e nxënësve në lëndët profesionale dhe mësimin praktik në kuadër të një profili arsimor të veçantë nga arsimi teknik dhe arsimi profesional për profesione në përputhje me Rregulloren për përzgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion nga vitet e fundit në arsimin profesional në vend.
Portalb