Ministri Bytyqi takohen me përfaqësues të UNDP-së – Flasin për zbatimin e disa projekteve në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi të enjten është takuar me përfaqësuesen e UNDP-së, Ulrika Richardson me të cilën ka diskutuar për projektet aktuale të cilat janë duke u zbatuar, me fokus të veçantë për projektet që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin parashkollor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Bytyqi ka thënë se kanë biseduar edhe për mënyrën se si t’i qasen luftimit të dukurive negative në shkolla, si dhe për ngritjen e cilësisë në arsim.

“Bashkë me znj. Richardson po ashtu theksuam rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të nxënësve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në sistemin tonë arsimor.”, ka shkruar ai.

Loading...