Ministri gjerman i Ekonomisë në vizitë zyrtare në Turqi

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier njoftoi se do të vizitonte Turqinë në tetor duke i hapur rrugën përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike, pak pas vizitës shtetërore të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani në fund të shtatorit.

“Altmaier do të qëndrojë ë në Turqi dy ditë, 25 dhe 26 tetor”, sipas shtypit.

Në këtë vizitë është planifikuar zhvillimi një komisioni të përbashkët ekonomik dhe tregtar si dhe një projekt që ka qenë në vëmendje për shumë vite duke përcaktuar të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike turko-gjermane.

“Ministri Altmaier do të jetë i shoqëruar nga një delegacion me 80 veta”, sipas shtypit.

Kjo vizitë synon gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që kanë qenë të tensionuara vitet e fundit.

Gjermania është partneri më i madh tregtar i Turqisë. Më shumë se 7 100 kompani gjermane operojnë në Turqi

Loading...