Ministri Hasani: E ardhmja e Kosovës është orientimi euro-atlantik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka përgëzuar qytetarët  pas rekomandimit  pozitiv nga  Komisioni Evropian për heqjen e vizave për Kosovën. Hasani ka thënë se ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e vendit tonë për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit të Kosovës është orientimi euro-atlantik. 

Hasani ka thënë se lajmi i shumëpritur nga Brukseli se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave është historik.

“Ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e vendit tonë për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit të Kosovës është orientimi euro-atlantik.  Më gëzon fakti se qytetarët e Kosovës po bëhen bashkë me qytetarët e vendeve tjera nga Ballkani për të lëvizur pa viza. Tashmë është e qartë se udhëtimi i fundit me viza nuk ka qenë kurrë më afër.”, është shprehur ministri Hasani.

Loading...