Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi pjesë e stories së sukseshme e Institutit për teknologji Roçester në Kosovë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbrëmë ishte pjesë e gala mbrëmjes tradicionale “Mbështete storien e ardhëshme të suksesit të Kosovës” në organizim të Institutit për teknologji Rochester në Kosovë.(RIT) Një univeristet ndryshe që pastroi pluhurin e sistemeve arsimore të vjetruara dhe joproduktive dhe që sjell dritë në arsim që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie.
Ky eveniment fondmbledhës, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe tërheqjen e vëmendjes tek faktorët më të rëndësishëm për një shtet të ri, siç është shkollimi perëndimor i një cilësie të lartë edhe në Kosovë, kësaj radhe i dha mundësinë edhe ministrit Bekteshi si ish student i këtij universiteti të tregoj storien e tij të suksesit.
Bekteshi në fjalimin e tij me këtë rast tha se Instituti për teknologji Rochester –Kosovë është shfaqur 16 vjet më parë, kur shumica e këtyre zonave kishin nevojë për ndryshime që do të pastronin pluhurin e sistemeve të vjetëruara dhe joproduktive arsimore por që do të sillnin dritë në arsim si bazë për zhvillimin e një shoqërie.”Unë besoj se perspektivat e studentëve këtu forcojnë perspektivat e universitetit i cili ka shumë për të ofruar. Çdo vit i ri studentor sjell një brez të ri. Dhe çdo gjeneratë e re vjen me pritjet, vizionin dhe nevojat e tyre. Kjo krijon një ndërthurje të nevojave të brezit të ri të rajonit në njërën anë dhe përgjigjen e këtyre nevojave që ofron Instituti për teknolgji Roçester në Kosovë (Rochester Institute of Technology – Kosovë).
“Qasja miqësore e profesorëve dhe stafit, përvoja e pasur ndërkombëtare e këtyre profesorëve dhe orientimi i tyre për suksesin e studentëve e dallon këtë univeristet nga të tjerët në rajon. Me emocione të veçanta, rikthehem në jetën aktive studentore dhe shoqërore në një mjedis të pasur multietnik dhe multikulturor që hap horizontet dhe pasuron shpirtin, të modelon si personalitet botëror të përshtatshëm për çdo mjedis” tha Bekteshi.
Nëpërmjet sponsorëve çdo vit RIT organizon ngjarje si kjo, ku shfaqen dhe prezantohen tregime të suksesit. Këto tregime suksesi nxjerrin në pah të gjitha arsyet pse një donator i tanishëm apo donator potencial duhet të ndihmojë dhe të ofrojë bursa për të përkrahur financiarisht studentë tjerë të këtij institucioni.