Ministri i Jashtëm i Maqedonisë viziton Kosovën

Sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Dimitrov gjatë vizitës në Prishtinë do të takohet me homologun e tij, Behgjet Pacolli, me të cilin do të kenë edhe një konferencë për media.

Po ashtu ai do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Loading...