Ministria e punës dhe politikës sociale ashpër e demanton se do të mbyllen agjencitë private për punësim

Ministria e punës dhe politikës sociale ashpër e demanton shpalljen e disa mediave se është duke u sjell zgjidhje ligjore me të cilën do të mbyllen agjencitë private për punësim. Gënjeshtra absolute janë edhe informacionet se ky lloj ligji do të gjendet në votim në seancën e ardhshme të Qeverisë. Atë që duam të potencojmë është se Ministria e punës dhe politikës sociale në konsultim të gjërë me agjencitë private përgatiti zgjidhje ligjore e cila është në fuqi që nga 28.06.2018. Me këtë Ligj u mundësua rregullimi i materies juridike për sferat e agjencive për ndërmjetësim dhe punësime të përkohshme. Në përgatitjen e tekstit të këtij Ligji në mënyre aktive morrën pjesë të gjitha agjencitë dhe dhanë mendimin e tyre dhe kontribut. Që nga sjellja e Ligjit deri sot janë ri-regjistruar 22 agjenci, dhe 7 të tjera janë në fazë të riregjistrimit, janë themeluar dy të reja dhe për tre tjera po vazhdon procedura e regjistrimit.