Miratimi i Marrëveshjes, Merkel: Lajm i vogël por shumë i rëndësishëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e kënaqur me zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Kjo është vetëm një lajm i vogël por shumë i rëndësishëm që ka të bëjë shumë me luftën dhe paqen, si dhe me stabilitetin”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim të CDU-së në Trinvillershagen. Sipas saj, “Me Marrëveshjen e Prespës, rruga e vendit është e hapur”.

Parlamenti grek miratoi dje Marrëveshjen e Prespës. Nga 300 deputetë, 153 votuan “për”, 146 votuan “kundër” dhe një “abstenoi”. Më parë Marrëveshja u miratua edhe nga Kuvendi maqedonas.

ALSAT