Miratohet Ligji, shtetësi shqiptare dhe pasaportë për të gjithë shqiptarët

Qeveria shqiptare në seancën e fundit, e miratoi propozim-ligjin “për shtetësi”, i cili përmban disa ndryshime thelbësore, siç është neni 6 ku parashihet “Marrja e shtetësisë në bazë të prejardhjes”.

Me këtë u mundësohet shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë territorit të shtetit shqiptar,  si në vendet fqinje dhe në diasporë, të marrin shtetësi shqiptare.

Risi tjetër e rëndësishme është  në nenin 4, dhënia e shtetësisë shqiptare për secilin që do të lind në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo do të thotë se Shqipëria  do ta zbatojë parimin “Jus soli” që i jep shtetësi secilit person që do të lind  në territorin e saj edhe krahas asaj që  asnjëri nga prindërit nuk ka shtetësi shqiptare. Kjo në parim respektohet në SHBA, ndërsa në disa vende evropian ka kritere shtesë që duhet të plotësohen.

Propozim-ligji për shtetësi pritet të jetë në rend dite  në seancën e Parlamentit në shtator pas pushimeve verore.