Misteri i lumit Wharfe në Britani, kushdo të futet në ujë “nuk del i gjallë” (Video)

 

Nëse futeni në ujë gjasat për të humbur jetën sipas banorëve lokalë janë qind për qind. Ata me plot bindje pretendojnë se askush deri më tani nuk ka dalur i gjallë nga “përqafimi vdekjeprurës” i këtij lumi, transmeton Telegrafi.

Sipas legjendës që qarkullon, në këtë lumë shumë vite më parë kishte humbur jetën një djalosh i cili është dashur të emërohet mbret i Skocisë, por në thellësinë e këtij lumi e kanë tërhequr ujërat e turbullt të cilat po mundohej t’i kalonte duke notuar.

Në shikim të parë duket si një lumë i zakonshëm, por uji kalon me shpejtësi të madhe sa që askush nuk mund t’i mbijetoj nëse tenton të kaloj në anën tjetër duke notuar. /Telegrafi/