Mjeku francez akuzohet për helmim….

Franca ka nisur hetim penal kundër një doktori francez që dyshohet të ketë helmuar 17 persona.

Anesteziologu Frédéric Péchie tashmë është hetuar edhe për shtatë raste tjera të helmimit që në total kanë rezultuar me nëntë v*dekje.

Prokurorët dyshojnë se ai me qëllim ka manipuluar me pozitën e tij duke krijuar situata urgjente, ashtu që të tregojë atë që di. Péchier i cili mohon këto pretendime përballet mee bur*gim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Avokati i tij Jean-Yves Le Borgne i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se hetimet nuk kanë vërtetuar asgjë.

“Ka mundësi që Doktori Pechier të ketë kryer këto h*elmime. Mirëpo hipoteza nuk është asgjë më shumë se hipotezë” ka thënë Borgne.

Pechier 47-vjeçar është hetuar gjatë majit të vitit 2017 për shtatë h*elmimet e para. Ai më pas është liruar mirëpo i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit.