Çfarë duhet të dini për vizat dhe lejet e qëndrimit në Zvicër

Zvicra konsiderohet si vendi më i banuar nga të huajt. Mirëpo, secili i huaj që qëndron për më shumë se 90 ditë, ka nevojë për leje qëndrimi, madje edhe për qytetarët e BE’së.
Zvicra nuk është pjesë e BE-së, por së bashku me Islandën, Lihtenshtajninë dhe Norvegjinë formon Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Zvicra është gjithashtu një nga 26 vendet që përbëjnë zonën e Shengenit: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Sueda.
Ata kanë një vizë të përbashkët dhe nuk kanë kontrolle kufitare mes tyre, kështu që cilido nga këto kombësi mund të udhëtojë lirisht në Zvicër.

Nëse mendoni të lëvizni drejt Zvicrës, ju duhet të keni informacione mbi vizat për vizitë, për të jetuar, studiuar ose punuar në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Sipas Aktit të Lirisë së Lëvizjes, pothuajse të gjithë shtetasit nga vendet e BE-së ose EFTA-s kanë të drejtë të lëvizin në Zvicër, edhe pse ata duhet të regjistrohen për të punuar dhe të aplikojnë për leje qëndrimi për shumë se tre muaj.

Megjithatë, ka disa rregulla të posaçme për anëtarët e rinj të BE-së, duke përfshirë shtetasit bullgarë, rumunë dhe kroatë.

Pothuajse të gjithë të tjerët kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër dhe një leje qëndrimi zvicerane për çfarëdo qëllimi dhe autorizimin për të punuar.
Çdo i huaj që qëndron në Zvicër për më shumë se 90 ditë / tre muaj, ka nevojë për një leje qëndrimi, madje edhe për qytetarët e BE-së / EFTA-s.

Ju duhet të aplikoni në zyrat lokale të migrimit të kantoneve ku keni ndërmend të jetoni, para se të vendoseni në Zvicër.

Zvicra është një Republikë Federale, e përbërë nga 26 kantone ose rajone. Çdo kanton ka zyra kantonale të migrimit, të cilat janë përgjegjëse për lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe zyrat kantonale të punës, të cilat janë përgjegjëse për autorizimin e punës.

Edhe pse të gjitha kantonet veprojnë nën të njëjtin ligj federal, secili kanton ka disa autonomi përsa i përket emigracionit në rajon. Prandaj, kantonet janë burimi i parë për informacion lidhur me kërkesat për lejen e punës dhe qëndrimit.
Viza L- një kartë biometrike, e vlefshme deri në një vit, e cila mund të vazhdohet, por vetëm deri në 24 muaj.

Viza B- një kartë biometrike, normalisht e vlefshme për një vit, e cila mund të vazhdohet. Ju duhet të keni një kontratë pune të përhershme ose të jeni në universitet. Ka një numër të kufizuar të këtyre lejeve.

Viza C – lejon qëndrim të përhershëm në Zvicër dhe mund të vazhdohet. Kjo kartë biometrike zakonisht lëshohet vetëm pas 10 viteshtë qëndrimit në Zvicër. Me këtë leje mund të ndryshoni punën sipas dëshirës, dhe të jetoni kudo që dëshironi në Zvicër.

Viza G- kjo leje është për ata që punojnë në Zvicër, por jetojnë në një vend tjetër Kjo është një leje vjetore që mund të vazhdohet çdo vit. Nuk ju jep asnjë të drejtë banimi dhe nuk mund të konvertohet në një leje banimi.