Edhe mamaja e Loredanës e implikuar në skandalin e mashtrimit

Dje u zbulua se të tjerë anëtarë të familjes së Loredanës dhe Mozzik janë përfshirë në historinë e mashtrimeve dhe zhvatjes së parave të shtetases Petra Z., në Zvicër.

Viktima e rrjetit të gjerë të mashtrimeve, Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes, por sipas burimeve për portalin “20 min.ch”, ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes, mes të cilëve te nëna e Loredanës dhe vëllai i Mozzik.

I pyetur për të ëmën e reperes, zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Lucernit, Simon Kopp ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin nuk ka nisur ndonjë hetim tjetër përveç reperes kosovare, Loredana Zefi.

“Ne aktualisht jemi duke kryer vetëm një hetim kundër zonjës Loredana Zefi”.

Nëna e Loredanës akuzohet se ka përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja që Loredana i ka bërë çiftit zviceran, raporton Insajderi.

Dje u tha gjithashtu se vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, ka marrë 12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, sipas “20 min.ch”.