Gjatë luftës në Kosovë, kjo ishte gruaja shqiptare më e përmendur në Amerikë

Flora Brovina është ndër aktivistet e para kosovare për të drejtat e njeriut, sidomos një zë i fuqishëm për të drejtave e grave. Gjatë Luftës në Kosovë Flora Brovina ishte gruaja më e përmendur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas viteve 1989-90, kur situata politike dhe e të drejtave të njeriut u përkeqësua në mënyrë dramatike, ajo vazhdoi të ishte aktive me sa kishte mundësi në fushat shëndetsore dhe humanitare. Për heroizmin e saj shkruanin të gjitha gazetat e mëdha amerikane. “The New York Times” kishte publikuar disa shkrime për këtë grua shqiptare atdhetare dhe intelektuale.

”Serbët dërguan në burg për terrorizëm poeten e Kosovës Flora Brovinën”, ishte titulli i lajmit në gazetën amerikane më 10 dhjetor të vitit 1999, trasnmeton Gazeta Metro.
Ndërsa korrespondenti Carlotta Gall i kësaj gazete shkruan: ”Sot Gjyqi i Serbisë dënoi me 12 vjet burgim poeten e njohur dhe aktivisten e njohur për të drejtat e grave nën akuzë për terrorizëm gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë”.

Kujtomë se PEN-i amerikan e nderoi Flora Borvinën me çmimin e mirënjohur “Barbara Goldsmith”. Ky çmim është themeluar në vitin 1921 dhe u jepet poetëve dhe shkrimtarëve që luftojnë për lirinë e fjalës.