Ja kush po e mbështet Loredanën në këto momente të vështira

Është publikuar foto e parë e Loredanës pas gjithë ‘zhurmës’ rreth arrestimit. Një familjar i Loredana Zefit e ka publikuar një foto së bashku me reperen e cila u arrestua dhe lirua më pas nga policia.

Kjo foto u publikua në Instastory pak pasi “RapUpdate” konfirmoi se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

Policia e Zvicrës jep detaje lidhur me arrestimin e gruas së Mozikut

As Loradana e as Mozzik nuk kanë folur për mediat lidhur me rastin, mirëpo të dy i kanë bllokuar komentet në Instagram.

Kujtojmë se një çift në të 50-at, pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke humbur kështu rreth 900.000 franga.

Ajo dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.