Jo vetëm Haradinaj! Kush janë të ftuarit nga Haga?

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe dhjetëra ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Nga Gjykata Speciale deri më tani kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Në dhjetor të vitit të kaluar komandant “Remi” pati njoftuar për ftesën e marrë nga Specialja, ndërkohë në janar të këtij viti ai pati udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar, shkruan Zëri.