Ky është fshati ku qëndrimi lakuriq është i detyrueshëm

Çdo vit nga e gjithë bota në një fshat të vogël të Francës shkojnë me mijëra turistë. Kjo sepse në këtë fshat është me detyrim të dalësh nudo dhe të qëndrosh krejtësisht nudo.

Fshati quhet ‘’Cap d’Agde’’ gjatë muajve të verës është i mbipopulluar dhe gjatë stinës së verës aty popullsia e tij shkon në  40.000 persona që i shikon kudo lakuriq.

Përveç faktit se aty është detyrim të rrish nudo, gjërat e tjera janë normale. Në këtë fshat ka edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh.

Por si u bë ‘’Cap d’Agde’’ fshati ku të gjithë duhet të qëndrojnë nudo?

Në vitet 1950, Franca teksa po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore, një familje që kishte sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj pa se si turistët pushonin nudo.

Familja ‘’Oltra’’ mori një licencë që në tokat e tyre pushuesit mund të dilnin nudo. E që nga ajo kohë shkojnë me miliona turistë.

Në këtë fshat duhet të paguash vetëm 10 euro për të hyrë dhe më pas mund të zhvishesh, por është e ndaluar të kryen marrëdhënie se seksuale.

Nëse kapet duke e bërë këtë gjë merr një gjobë prej 15 mijë euro.