Pak ditë para dasmës vendosi të mos martohej, por gjesti që bëri më pas u admirua nga mijëra njerëz

24-vjeçarja nga Teksasi, Kolbie Sanders dhe i fejuari i saj prej katër vitesh, Skylar Cotton kishin vendosur të kurorëzonin me martesë lidhjen e tyre më datë 20 tetor. Çdo gjë ishte gati për ditën e madhe, ishin prenotuar parukierët, vendi dhe gjithçka tjetër. Por, pak ditë para dasmës, Kolbie vendosi të anulonte çdo gjë, pasi kuptoi që ajo dhe i fejuari i saj nuk duheshin më. Së bashku vendosën që fundi i marrëdhënies së tyre të shërbente për të realizuar dëshirën e një çifti të dashuruar.

Kolbie publikoi një postim në Facebook, ku shprehej se kishte vetëm 24 orë kohë për të gjetur një çift që dëshironte të martohej në Belle Vue (vendi që ajo kishte prenotuar). Menjëherë mesazhe të panumërta vërshuan drejt saj, ku mijëra çifte kërkonin të fitonin dasmën e saj. Nga të gjitha mesazhet, Kolbie zgjodhi rastësisht fituesen dhe ishte 22-vjeçarja, Halie Hipsher.

Halie Hipsher dhe partneri i saj, Matthew Jones ishin shumë të lumtur për këtë mundësi, pasi gjyshja e Haile vuante nga një sëmundje dhe nuk kishte shumë kohë jetë, por e kishte ëndërruar gjithmonë ta shihte mbesën e saj të nuse. Çifti nuk mund t`i përballonte shpenzimet e një dasme dhe kjo dhuratë “u ra nga qielli”. Dasma kishte kushtuar 3,200 dollarë dhe iu dhurua çiftit me çdo shërbim të përfshirë. Haile ftoi në dasmë edhe Kolbie-n, e cila u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e kësaj dasme.

Image
Image