Tayna blen veturë me çmim marramendës (FOTO)

Rep-artistja Tayna dje i bëri një dhuratë luksoze vetes.

Tayna dje kishte blerë një veturë të tipit “Mercedes Class AMG Line 2019”.

Vetura e re e reperes kishte kushtuar hiç më pak se 82 mijë euro ndërsa tani ajo solli disa imazhe brenda saj.

Tayna ndau me ndjekësit disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilat erdhi tërheqëse në veturën e re.

Për ndryshe “Kce” titullohet projekti i fundit nga Tayna ndërsa po punon rreth këngëve të reja.