Unikkatil po vjen në Kosovë?

Duket se reperi Unikkatil do të vijë në Kosovë.

Një fotografi e publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ngjalli dyshime se reperi Unikkatil po vjen në Kosovë.

Ai e ka publikuar një foto e cila paralajmëronte një protestë që do të mbahet më 9 maj në qytetin e Pejës.

Unikkatil nuk ka dhënë detaje të tjera, nëse do të vijë në Kosovë, apo ndoshta u ka bërë thirrje vetëm ndjekësve të dalin në protestën e thirrur në përkrahje të grupit të Kumanovës.

Kujtojmë se Unikkatil jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.