Modelja seksi shqiptare feston ditëlindjen

Aurela Hoxha është një prej emrave më të njohur të showbizz-it shqiptar. Prej 10 vitesh ajo është pjesë e ekranit. Sot Aurela feston ditëlindjen dhe mbush 33 vjeç. Urimet kanë qenë të shumta në adresë të saj, dhe nuk kishin si të mungonin ato të miqve të saj.

Edhe Endrit Mërtiri nuk harroi ta uronte Aurelën, duke hedhur poshtë edhe njëherë zërat për ndonjë zënkë të mundshme mes tyre. Ai ka postuar një foto në instastory me Aurelën duke i dhuruar një puthje. Momentalisht ajo ndodhet në Barcelonë ku siç është mësuar po merret me një projekt të rëndësishëm për karrierën e saj.