Moderatori ofendon shqiptarët e Zvicrës, i prezanton si të pasjellshëm (Foto)

Shqiptarët të cilët jetojnë në Zvicër janë ndier të ofenduar me moderatorin e emisionit “Show Fol Shqip” Altin Markun.

Madje në këtë video supozohet që shqiptaret atje janë të pasjellshëm dhe se vetëm flasin gjëra që nuk janë në interes të tjerëve. Në videon e postuar nga portalin gjerman “Blick” shihet Marku në tavoline me një zvicerran, ku mundohet të tregojë se si porosisin shqiptaret.

Aty, në disa herë, Marku ndërron porosinë, që sipas tij e bëjnë shqiptarët.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.