Mogherini përsëri “go.det” shtetin e Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka folur përsëri për for.mimin e ush.trisë nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një deklarate dhënë në Komisionin Evropian Mogherini ka thënë se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gradual. Sipas Mogherinit ky proces duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Siç e theksoi edhe Komisioni në përgjigjen e tij në pyetjen me shkrim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin mbi Fo.rcën e Sigurisë së Kosovës më 14 dhjetor 2018 në të cilin Përfaqësuesi i Lartë menjëherë reagoi përmes një deklarate nga zëdhënësi njësoj sikurse edhe (NATO). Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë pikëpamjen se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual. Procesi duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës” ka thënë Mogherini.

Mogherini tutje ka thënë se BE-ja shpreson se Kosova do t’i përgjigjet detyrimeve të saj në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian në raste të ndryshme përsëriti shpresën e saj për Kosovën që të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të arritur në Bruksel në prill 2013 dhe marrëveshjet e saj të sigurisë. NATO-ja ka deklaruar publikisht se do të vazhdojë misionin e Forcës së Kosovës (KFOR) për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë dhe se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Fo.rcën e Sigurisë së Kosovës” ka thënë në fund Mogherini.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 10 dhjetor kishte votuar tri projektligjet për FSK-në. Procesi i plotë i transformimit të FSK-së në ushtri parashihet t’i marrë deri në 10 vjet.