Mogherini takon Thaçin dhe Vucicin

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar presidentin kosovar, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vucic, në një takim të përbashkët.

Para këtij takimi me dy presidentët, atë kosovar dhe serb, Mogherini takoi ndaras presidentin e Serbisë, Vucic.

Para këtij takimi, Mogherini ka pritur delegacionin kosovar ku është biseduar për vizat si dhe për konsensusin e spektrit politik kosovar rreth dialogu me Serbinë.