Momentet kur kroati Boban humbi jetën në fushë (Video)

Dy ditë më parë humbi jetën një tjetër futbollist në fushën e lojës. Tragjedia e fundit ndodhi divizionin e tretë të futbollit kroat, kur ndeshja po luhej normalisht.

Bruno Boban, 25 vjeçar, është shtrirë në fushë pas një goditje që mori në gjoks. Ndonëse goditja nuk ishte e fortë, ai nuk mundi të shpëtonte nga ataku kardiak.

Ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por pa sukses. Boban ishte pjesë e Marsonias që po luante kundër Pozaga Slavonija. Momente vërtet të trishtuara, sidomos për ata që e përjetuan nga afër…

Loading...