Momenti i shembjes i ish-hotelit “Adriatiku”, ku humbi jetën i riu (VIDEO)

Trupi i të riut Visar Behramit është gjetur mbrëmë pas gjashtë orë kërkimesh nën gërmadhat nga shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.

Klan Kosova e ka siguruar një video ku shihet pikërisht momenti i shembjes të një pjese të kësaj ndërtese.

Në këtë video shihet se shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatik” ka shkaktuar shumë pluhur por edhe shumë panikë tek qytetarët.