Mos studioni dhe mos punoni,veproni si ky çift dhe bëheni të pasur

Pothuajse të gjithë ëndërrojnë të bëhen të pasur apo të shëtitin botën por kjo mund të jetë shumë më e thjeshtë nga sa mendoni ju. Nuk ka nevojë as të mësoni shumë, as të punoni tokën ditë e natë por të kapni momentin duke e shijuar realitetin.

Ishte viti 2013 dhe Instagrami nuk ishte shumë i njohur, madje shumë prej jush nuk kishin llogari apo kishit turp të hidhnit fotografi. E kështu nuk veproi një çift që sot marrin 20 mijë euro në ditë falë instagramit.

Dentistja australiane 25-vjecare Lauren Bullen në vitin 2013 braktisi profsionin dhe nisi të hidhte fotografi në Instagram.Pasi e vërejti që fotot po pëlqeheshin atëherë vendosi edhe të shëtiste botën vetëm për fotografi. Kur në një shtet aziatik njohu edhe britanikun Jack Borris i cili kishte lënë profesionin e pastruesit dhe shëtiste botën sikur australianja për fotografi,shkruan albeu.com.

Ata u dashuruan dhe sot sëbashku vazhdojnë punën në instagram duke shëtitur botën dhe duke shijuar paratë që fitojnë nga Liket e fansave. Ata nga një fotografi të postuar fitojnë nga Instagrami 10 mijë dollarë dhe kanë 5 milionë fansa.