Mosmarrëveshjet me Turqinë, SHBA shton praninë usht.arake në Greqi

Ndërsa Turqia po përparon planet për dislokimin e sistemit kundërajror rus S-400 ShBA-ja është në bisedime me Greqinë për të dislokuar aty sistemin e saj të mbrojtjes nga raketat. Javën e kaluar në Kongresin amerikan u paralajmërua miratimi i Ligjit të mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për Greqinë dhe Qipron.

Athina dhe Uashingtoni po shqyrtojnë mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ushtarak duke shtuar praninë e forcave dhe pajisjeve amerikane në Greqi. Sipas gazetës athinase “Katimerini” “prania e përforcuar” do të përfshijë dislokimin e sistemimit amerikan të mbrojtjes raketore “Patriot” si dhe dislokimin e aeroplanëve me dhe pa pilotë të Forcave Ajrore të SHBA-së në një bazë pranë Larisës.

Krahas kësaj po shqyrtohet edhe mundësia për pjesëmarrje më të madhe të trupave amerikane në stërvitjet e ushtrisë greke përfshirë rritjen e numrit të manovrave të përbashkëta.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi Athina do të presë më shumë anije ushtarake amerikane në portet e Egjeut.

Paralajmërimi për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak amerikan vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes ShBA-së dhe Turqisë rivalit rajonal të Greqisë, për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sistemeve kundërajror rus S-400.

Rritja e tensioneve nuk lidhet vetëm me blerjen nga Turqia të sistemit rus kundërajror S-400 por edhe me zbulimin e një rezerve të madhe gazi buzë brigjeve të Qipros.

Lidhur me këtë Turqia ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë misionin për nxjerrjen e gazit pa miratimin e saj.

Javën e kaluar në Kongresin e ShBA-së u paralajmërua miratimi i Ligjit për partneritet siguri dhe energjetikë në Mesdheun Lindor me qëllim mbështetjen diplomatike dhe ushtarake amerikane për Greqinë dhe Qipron.