Mosmarrja e datës në qershor, opozita shqiptare në RMV kërkoi zgjedhje parlamentare

Me kumtimin e lajmit se në shtator Gjermania do të vendos për dhënien e datës ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian (BE), partitë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarë(ASH) kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami shkak i shkuarjes së zgjedhjet parlamentare, është mosplotësimi i premtimit të nisjes së negociatave gjatë muajit qershor.

“Pasiqë nuk u arrit të plotësohet premtimi për nisjen e negociatave brenda këtij muaj, si dhe nuk është dhënë asnjë garancë për datë për hapjen e negociatave edhe brenda këtij viti, ne inkurajojmë kryeministrin të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave me siguri do të vijë një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, tha Kasami, gjatë reagimit të tyre për dështimin e marrjes së datës nga BE-ja.

Për shkak të dështimit të marrjes së datës nga BE-ja, zgjedhje të parakohshme parlamentare ka kërkuar edhe ASH-ja.

“Në përputhje me deklaratat e deritanishme të Kryeministrit Zaev, dështimi i qeverisë LSDM-BDI për t’i hapur negociatat për anëtarësim këtë verë duhet të hapë rrugën për krijimin kushteve për të përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme, si parakusht për krijimin e një koalicioni vërtet reformist i çliruar nga hipotekat e regjimit VMRO-BDI dhe i cili ka fuqinë dhe vullnetin politik për të materializuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga ASH-ja.

LEXO: Takimi Zaev – Merkel: Në shtator Bundestagu do të vendosë për dhënien e datës së bisedimeve Maqedoni – BE
LEXO: Deputeti gjerman: Vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave BE-RMV
Përndryshe, kërkesa e opozitës shqiptare vjen fill pas kumtimit të informacionit se në shtator Bundestagu i Gjermanisë do ta vendos për marrjen e datës së RMV-së nga BE-ja për nisjen e negociatave qasëse. Premtimet dhe pritshmëritë e partive në pushtet dhe publikut ishin se data nga BE-ja me shumë gjasë do të merret në qershor. Sipas deputetit të Gjermanisë, Josip Juratovic, vendimi i Gjermanisë në vjeshtë do të jetë pozitiv.

Nga ana tjetër, Ambasada e Holandës në RMV ka njoftuar se Qeveria e Holandës do ta kushtëzojë marrjen e datës me miratimin e Ligjit për prokurori publike, respektivisht përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Për PSP me muaj janë zhvilluar negociatat mes pushtetit dhe partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, por ende nuk është arritur zgjidhje.

Deskoska iu përgjigj Holandës në lidhje me kushtëzimin e datës së RMV-së me PSP-në
Qeveria e Holandës do ta kushtëzojë datën e RMV-së me fatin e PSP-së
Parlamenti holandez e hodhi poshtë rezolutën për bllokim të bisedimeve RMV-BE