MOST: Ja sa persona kanë votuar deri në orën 10

Sipas informacioneve të vërtetuara, të marra nga vëzhguesit dhe nga zyrat rajonale të Asociacionit MOST, votimi zhvillohet pa pengesa dhe pa parregullsi të regjistruara.

Sipas të dhënave MOST, jehona e votuesve deri në orën 9:00 ka qenë 3.6 për qind ndërsa në orën 10:00 është 6.6 përqind.

Ndryshe, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) thanë se jehona e votuesve është 6.3 për qind ndërsa komunat më jehonë më të ulët ishte komuna e Vrapçishtit, Dibrës dhe komuna e Bogovinës.

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa fitues është garuesi që fiton më së shumti vota po vetëm nëse arrihet pragu zgjedhor, përkatësisht 723,252 votues.