Mourinho flet për largim nga Man Utd

Jose Mourinho ka pranuar problemet e tij në Manchester United.
SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
“Po të mos bëhej fjalë për Manchester United, do të isha larguar.” Kështu mësohet se u është shprehur Jose Mourinho miqve të tij më të ngushtë, lidhur me fushatën e varfër të blerjeve të Manchester United në këtë merkato vere.

Sipas “Daily Mirror”, trajneri portugez është shumë i mërzitur, pasi nuk ndien mbështetjen e zëvendëspresidentit ekzekutiv, Ed Woodward, i cili nuk u është përgjigjur kërkesave të Mourinhos për përforcimet e nevojshme, që do ta bënin skuadrën e “Djajve të Kuq” më konkurruese për titullin e Premier League-s.

“Do të braktisja çdo klub tjetër”, ka këmbëngulur “Special One”, që është në vitin e tij të tretë në krye të Manchester United.

Pavarësisht marrrëdhënieve të tendosura, Mourinho nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”, sepse ndien mbështetjen e tifozërisë, shkruan “Manchester Evening News”.

Komentet

komentet