MPB-ja ofron siguri për deputetët e LSDM-së, për shkak të kërcënimeve ndaj tyre

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka ofruar siguri për deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ky hap është ndërmarrë pas kërcënimeve në drejtim të tyre, përmes rrjeteve sociale, por edhe kërcënimeve ndaj familjeve të tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Makfax, duke i thirrur në të dhëna të konfirmuara nga një deputete e LSDM-së.

Ajo ka thënë se kur ka arritur në shtëpi, një shërbyes policor e ka pritur para hyrjes së shtëpisë, i cili gjatë tërë natës ka qëndruar aty. Ajo ka konfirmuar se nuk kanë kërkuar një mbrojtje të tillë.

MPB-ja nuk e ka konfirmuar këtë deklarim të deputetes, e cila është anonime.

Loading...