MPB, shtatë të arrestuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut

Ministria e Punëve të Brendshme gjat natës ka ndërmarrë një aksion,ku u arrestuan shtatë persona të moshës 23 deri 47 vjet. Të arrestuarit janë të dyshuar se kanë marrë pjesë dhe vazhdimisht kanë qenë aktiv në luftën në Siri dhe Irak.

“Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tej me aktivitete të vazhdueshme në drejtim të detektimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj terroristë. Republika e Maqedonisë si një nga vendet e cila i pranoi rezolutat 2178 (2014) dhe 2396 (2017) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mori obligime për ndjekjen penale të shtetasve të saj të cilët si luftëtarë të huaj terroristë kanë marrë pjesë në rajonet e krizave në Siri dhe Irak dhe kthimin e tyre në vendin amë, duke e respektuar të drejtën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Bëhet fjalë për shtetasit e Maqedonisë S.R. 1990, Xh.A. 1993, B.F. 1994, O.Zh. 1987, E.O. 1994, I.Sh. 1977, A.M. 1995, për të cilët është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar dhe për të cilët sipas nenit 322a dhe 394a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë janë dorëzuar kallëzime penale në kuadër të aksioneve policore “Celula 1” (gusht 2015) dhe “Celula 2” (korrik 2016), njofton MPB.

Loading...