MTI jep arsyet e ndalimit të importit të pemëve dhe perimeve nga vendet tjera

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka arsyetuar vendimin për ndalimin e importit për produktet e pemëve dhe perimeve, që vijnë nga vendet tjera në Kosovë.

Sipas arsyetimit të MTI-së, vendimi është marrë për shkak, të rritjes së madhe të importit të këtyre produkteve, gjë që iu ka shkaktuar dëme të mëdha prodhuesve vendorë.

Sipas tyre, importi i pemëve dhe perimeve ka pasur një rritje shumë të mëdha, gjatë viteve 2015-2017, duke vazhduar një dyfishim edhe gjatë këtij viti.

MTI ka publikuar rritjen nëpër vite të importit të pemëve dhe perimeve nga vendet e tjera, gjë që shihet qartë një rritje e madhe e tyre.
76 milionë pemë dhe perime janë importuar në Kosovë, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

MTI ka rekomanduar që të vazhdojë të jetë në fuqi vendimi që ndalon importin e pemëve dhe perimeve në Kosovë, duke thënë se kjo masë do të zbuste ndikimin negativ tek prodhuesit vendorë.

Loading...