Muhamet Zeqiri: Çairi ka vendosur, Stevo Pendarovski president i Maqedonisë!

Deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri ka qëndruar në Çair bashkë me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai thotë se Çairi do të votojë Stevo Pendarovskin.

“Bashkë me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe vizituam shtabin lokal te kandidatit presidencial Stevo Pendarovski në Çair.
Qytetarët e Çairit nuk kanë dilem te dielen më 21 prill dhe 5 maj do të votojnë për të ardhmen më të mirë dhe prosperitetin e vendit si pjesë e NATO-s dhe BE-se.
Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i RMV!!!
#BashkëPërpara” ka shkruar Zekiri.